Në Mariupol janë mbledhur në rrugë 1,207 trupa – VIDEO

Sergei Orlov

Nënkryetari i bashkisë së Mariupolit, Sergei Orlov, tha se ende nuk e di se sa njerëz janë vrarë në total në këtë qytet, por shifra më e fundit është 1,207.

“Këta janë vetëm trupat që kemi i mbledhur në rrugë”, tha Sergei Orlov për BBC-në.

Ai tha se 47 persona ishin varrosur në një varr masiv, pasi ishte e pamundur të shkonin në vendet e varrimit jashtë qytetit.

“Jo të gjithë ata u identifikuan”, shtoi ai.

Orlov tha se nuk ka qenë e mundur të evakuohen njerëzit nga qyteti ose të sillen ndihma.

Rreth 100 njerëz që përpiqeshin të iknin me vetura private u detyruan të ktheheshin të mërkurën, tha ai, pasi forcat ruse në një pikë kontrolli filluan të qëllojnë “jo drejtpërdrejt në makina, por rreth makinave”. /rel