Në mesin e 740 rasteve të reja me COVID-19 edhe 14 fëmijë nën 10 vjeç

2 viktima dhe 740 raste të reja të infektuara me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë.

Në mesin e rasteve të reja të infektuara janë edhe 14 fëmijë të moshës zero deri në 9 vjeç.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.

Në mesin e rasteve të reja janë edhe 86 persona të moshës 10-19 vjeçe si dhe 193 të moshës 20-29 vjeçe.

Prishtina edhe sot ka raportuar më së shumti raste të reja me COVID-19, gjithsej 187.

Pastaj Gjakova 60, Gjilani 54, Klina 52 dhe Ferizaj 52.

Gjatë 24 orëve të fundit 48 persona janë shëruar nga koronavirusi.

2 fëmijë të moshës zero deri në 9 vjeç janë shëruar nga virusi gjatë kësaj kohe, 7 persona të moshës 10-19 vjeçare dhe 11 të moshës 20-29 vjeçare.