Në muajin e parë të vitit në mbarë botën janë vrarë 12 gazetarë

Në janar të këtij viti, 12 gazetarë kanë humbur jetën në mbarë botën, treguan të dhënat e organizatës joqeveritare Press Emblem Campaign (PEC) me seli në Gjenevë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ata theksuan se “numri rekord i gazetarëve të vrarë në muajin e parë të 2022 është tronditës”.

PEC bëri thirrje për drejtësi dhe kompensim adekuat për familjet e gazetarëve të vrarë.

Sekretari i Përgjithshëm i PEC, Blaise Lempen, dënoi vrasjet e gazetarëve.

“Muaji i parë i këtij viti filloi me lajme dëshpëruese, me 12 punonjës të medias të vrarë”, tha Lempen.

Ai tha se katër gazetarë nga Meksika u vranë, dy nga Haiti, Hondurasi dhe Pakistani dhe nga një gazetar nga Kazakistani dhe Mianmari.

Sipas PEC, në vitin 2021 u vranë 79 gazetarë nga 29 vende.

Ndër të tjera, 12 gazetarë u vranë në sulme të ndryshme në Afganistan, 10 në Meksikë, shtatë në Pakistan, gjashtë në Indi dhe katër në Filipine. /aa