Në përkrahje dhe në mbrojtje të kauzës së drejtë palestineze…! (1)

Sali Shasivari

Kam qenë, jam, dhe do të jem në mbrojtje të kauzës së drejtë palestineze, sa të kem jetë…!
Kjo, ngase, nuk duhet të jesh palestinez, arab, apo musliman që të dalësh në përkrahje dhe në mbrojtje të kauzës së drejtë palestineze…; mjafton të jesh njeri, në qenien e të cilit kanë mbetur qoftë edhe disa grimca arsye, ndërgjegje, dhe njerëzishmërie, që të kuptosh – duke marë parasyshë të vërtetën e plotë dhe tërësinë e ngjarjeve dhe rrethanave, e, jo ngjarjet dhe ndodhitë selektive – se kush është agresori dhe kush është viktima…!
Madje, sikur e gjithë bota të del në përkrahje dhe në mbrojtje të palës kolonizuese, agresore, kriminale, etj., realiteti, e vërteta, dhe njerëzishmëria do të duhej të ishte faktor i mjaftueshëm që ne të rreshtohemi me kauzën e drejtë, me të shtypurin, dhe me viktimën…!
Ndërsa, në momentet që shohim se ata që po dalin në përkrahje të palës agresore janë persona, klane, banda, korporata, qarqe, shtete, unione, aleanca, etj., të cilët, për ‘devizë’ të vetme njohin unin e tyre të sëmurë, epshet e tyre shtazarake, interesat dhe apetitet e tyre sadiste, mllefin e tyre verbërues, planet e tyre famëkeqe, agjendat e tyre apokaliptike, etj., bëma këto, të cilat i kanë vërtetuar me vepra famëkeqe përgjatë historisë së largët dhe të afërt…; dhe, të cilët, përmes të kaluarës dhe të tashmes së tyre e kanë vërtetuar faktin se, çështja e fundit që ju intereson është liria, e vërteta, dhe e drejta… Në raste të këtilla, ne duhet të bindemi edhe më shumë se jemi në anën e duhur, dhe se, përcaktimi ynë në mbrojtje të kauzave të drejta – siç është edhe ajo palestineze – duhet të jetë edhe më i fortë dhe më vendimtar…!
Në dritën e së vërtetës, fakteve, dhe ngjarjeve, çdo pozicionim ndryshe mund të konsiderohet dhe quhet gjithçka tjetër, si: lojë me fjalë, qëndrim taktik, manipulim, hipokrizi, servilizëm, djallëzi, etj., por, assesi nuk meriton të quhet qëndrim i arsyeshëm, korrekt, i drejtë, human, dhe njerëzor…!
Kauza e drejtë palestineze, ka qenë, është, dhe do të vazhdojë të jetë ‘barometri’ i ndërgjegjes njerëzore, ‘nyja ndarëse’ në mes të mirës dhe të keqes, si dhe ‘çjerrësi’ i gjitha llojeve të maskave pseudo-njerëzore…!
Ndërsa, rezistenca palestineze do të vazhdojë të ju jep leksione të gjithë njerëzve “të lirë” dhe të shtypur se si duhet mbrojtur liria, nderi, pragu, dhe atdheu… Por, mbase, e gjithë kjo ka çmim…!
E vërteta është e hidhur, e vështirë, dhe e shtrenjtë…, por, është gjithmonë triumfuese, dhe, fundin e ka të këndshëm…!
E pavërteta është mirakëndëse, e lehtë, dhe e lirë…, por, është gjithmonë humbëse, dhe, fundin e ka të dhimbshëm…!
Andaj, zgjidhni dhe merni…!
Zoti i ndihmoftë të gjithë të shtypurit anekënd botës, dhe i shkatërroftë të gjithë zullumqarët… Amin

Nga: Sali Shasivari