Një sasi e madhe kokaine dhe marihuane është sekuestruar nga disa anije nga Roja Bregdetare e SHBA-së në Gjirin e San Diegos, të enjten.
Sipas vlerësimeve, bëhet fjalë për 5.125 kilogramë kokainë dhe më shumë se 1.814 kilogramë marijuanë me vlerë rreth 223 milionë dollarë. Droga u zu në tetë ndalime në det të hapur, raportoi Associated Press.
“Drogat e paligjshme i kushtojnë vendit tonë pothuajse 200 miliardë dollarë çdo vit në krim, shëndet, siguri dhe produktivitet të humbur”, ka thënë zëvendës-admirali, Michael McAllister, komandanti i zonës Roja Bregdetare e Paqësorit, në një konferencë për shtyp.
“Operacionet tona të kombinuara ofrojnë kontribute të rëndësishme për stabilitetin rajonal në Amerikën Qendrore dhe Jugore dhe implikime shumë të gjera të sigurisë përgjatë kufirit tonë jugperëndimor”, ka shtuar ai.
Autoritetet kanë deklaruar se 15 persona janë arrestuar gjatë këtij aksioni. /koha








