Në spitalet e Kosovës 196 pacientë me COVID, 132 prej tyre në oksigjenoterapi

Në klinikat COVID-19 në QKUK dhe spitalet e përgjithshme rajonale janë duke u trajtuar 196 pacientë, ndërsa që të gjithë janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19.

132 prej pacientëve janë në oksigjenoterapi, ndërsa në Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive janë 4 pacientë, ka njoftuar Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK).

Në Pediatri po trajtohen 11 fëmijë me COVID-19.

Shifrat janë rritur për dallim nga raporti i të shtunës, kur të hospitalizuar thuhej se ishin 179 persona, prej tyre 119 me oksigjenoterapi.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 78 pacientë

Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, 4 pacientë

Klinika e Pediatrisë, 11 pacientë

Klinika Obstetrike Gjinekologjike, 13 pacientë

Spitali i Gjakovës, 20 pacientë

Spitali i Pejës, 11 pacientë

Spitali i Prizrenit, 13 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 20 pacientë

Spitali i Ferizajt, 9 pacientë

Spitali i Gjilanit, 17 pacientë