Në Stamboll rrëzohet një helikopter

Në Buyukcekmece të Stambollit është rrëzuar një helikopter, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të marra, helikopteri është rrëzuar nga arsye të papërcaktuara.

Bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes janë dërguar ekipe zjarrfikëse, shëndetësore dhe kërkim-shpëtimit.

Ndërkohë nga Bashkia e Stambollit u theksua se helikopteri i rrëzuar nuk është helikopter zjarrfikës i bashkisë.