Në veri të Mitrovicës digjet një veturë me targa serbe

Foto Ilustrim Aksident
Foto Ilustrim Aksident

Në orët e para të mëngjesit të sotëm në lagjen e Boshnjakëve në veri të Mitrovicës është djegur një veturë.

Kështu ka bërë të ditur për teve1.info, zëvendësdrejtori rajonal për veriun e Kosovës, Veton Elshani, i cili tha se vetura e djegur është me targa të Beogradit (BG).

Elshani tha se përveç dëmeve materiale nuk ka persona të lënduar.

Lidhur me këtë rast ende nuk ka persona të arrestuar.

Ndërkaq, Elshani bëri të ditur se rasti është ende duke u hetuar, derisa është cilësuar “Zjarrëvenie”.