Ballina Lajmet Kosovë Në veri të Mitrovicës shpërndahen fletushka ku bëhet thirrje për “rezistencë”

Në veri të Mitrovicës shpërndahen fletushka ku bëhet thirrje për “rezistencë”

Në hyrje të disa ndërtesave në veri të Mitrovicës të hënën janë shpërndarë disa fletushka me mbishkrimin “rezistencë”.

Fletushkat janë shpërndarë në gjuhën serbe.

Ndërsa, nga Policinë e Kosovës kanë thënë se për këtë “nuk ka elemtet për hapjet të rastit”.

Të shtunën një grup i qytetarëve serbë kanë protestuar në veri të Mitrovicës në mbështetje të presidentit serb, Aleksander Vuçiq i cili në Beograd po përballet me protesta të mëdha të organizuara nga studentët.