Në vetët tona janë shenjat më të mëdha të Zotit…

Hoxhë Halil Avdulli

Ndër mrekullitë më të mëdha hyjnore që Allahu ka vendosur në trupin e njeriut, janë vijat në majat e gishtërinjve — gjurmët që mbartim çdo ditë, pa menduar kurrë për to.

Midis miliarda njerëzve që kanë jetuar ndonjëherë në tokë, nuk ekziston askush që të ketë të njëjtën gjurmë gishti si ju.

Secili prej nesh mban në duar një shenjë të veçantë, një kod të vetëm, që s’e ka askush tjetër.

A nuk është kjo një dëshmi e qartë e krijimit hyjnor?

Një vijë e vogël, por që dëshmon për Madhështinë e Krijuesit, i cili nuk përsërit asnjë krijesë në të njëjtën formë.

Allahu i Lartësuar thotë në Kuran:

“Përkundrazi! Ne jemi të Plotfuqishëm që t’ia ringjallim edhe majat e gishtërinjve.”

(El-Kijame, 3–4)

A vëreni se si Zoti na kujton se madje edhe majat e gishtërinjve do të ringjallen — pra çdo detaj, çdo shenjë e identitetit tonë është e ruajtur në dijen e Tij.

Dhe në një tjetër ajet Ai na kujton:

“Edhe në vetet tuaja… a nuk shihni?”

(Edh-Dharijat, 21)

Po, në vetet tona janë shenjat më të mëdha të Zotit.

Në gjurmët tona, në frymëmarrjen tonë, në çdo detaj të krijimit tonë — gjendet një thirrje e heshtur për të parë, për të menduar dhe për të besuar.