Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Negociatat Ukrainë-Rusi vazhdojnë sot

Negociatat Ukrainë-Rusi vazhdojnë sot

Mykhailo Podolyak

Këshilltari i Presidencës ukrainase, Mykhailo Podoliak, ka thënë se negociatat për paqe mes Ukrainës dhe Rusisë do të vazhdojnë sot më 16 mars.

“Proces shumë i vështirë i negociatave. Ka kontradikta, mirëpo ka hapësirë për kompromise”, ka thënë ai.

Rundi i së martës, bashkë me disa runde tjera nuk kanë rezultuar me ndonjë marrëveshje.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka kërkuar takim të drejtpërdrejtë me presidentin rus, Vladimir Putin, duke thënë se kjo është mënyra e vetme për t’i dhënë fund luftës.

Kremlini, në anën tjetër, ka thënë se nuk ka marrë ndonjë kërkesë të tillë zyrtare. /rel