Nënsekretarja amerikane viziton Kosovën, detaje se çfarë diskutoi me Osmanin dhe Kurtin

drejt institucioneve evropiane dhe euroatlantike kur kemi bashkëpunim e koordinim të ngushtë. E di që kjo është çështje shumë me rëndësi edhe për ju. E diskutuam hapin esencial drejt rrugës euroatlantike të Kosovës – lëvizja përpara e Kosovës për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe”, tha Allen.

Pas Osmanit, Elizabeth Allen zhvilloi takim edhe me kryeministrin e vendit, Albin Kurtin.

Pas takimit me shefin e ekzekutivit kosovar, Allen me një postim në rrjetin social X tha se pati një diskutim gjithëpërfshirës me kryeministrin Kurti, dhe se Kosova i takon BE-së dhe NATO-s.

Krejt në fund nënsekretarja amerikane, kërkoi që të gjitha marrëveshjet mes Kosovës dhe Serbisë të gjejnë zbatim.