Nëntë të lënduar në Washinton, shpërthen protesta kundër Erdogan

Nëntë vetë u plagosën dhe dy të tjerë janë arrestuar gjatë përleshjeve mes grupeve rivale të protestuesve jashtë rezidencës së ambasadorit turk në kryeqytetin e SHBA-ve.
Dhuna përkoi me vizitën zyrtare të Presidentit turk në Uashington dhe shpërtheu pasi Erdogan hyri në rezidencë.
Duke cituar zëdhënësin e policisë Dustin Sternbeck, gazeta Washington Post raportoi dy arrestime gjatë ballafaqimit.
Gazeta tha se një nga nëntë personat është shtruar në spital është në një gjendje të rëndë.
Përleshjet shpërthyen kur një grup protestuesish meshkuj dhe femra filluan të brohorisnin slogane anti-turke.
Disa nga protestuesit bartën postera dhe flamuj të organizatës terroriste PKK, raportoi korrespondenti i Agjencisë Anadolu. /MESAZHI/