Nëse dëshiron të bësh një gjumë të rehatshëm, ja çfarë ushqimesh duhet të konsumosh para se të flesh

Ushqimet që konsumoni ndikojnë shumë në gjumin tuaj. Nëse bëni një gjumë të parehatshëm, këto ushqime do t’ju ndihmojnë ta përmirësoni atë!

1. Qumësht i ngrohtë

Nëse pini një gotë qumësht të ngrohtë përpara se të flini sasia e kalciumit që ai përmban do t’ju ndihmojë të flini sa më mirë.

2. Oriz

Duke ngrënë oriz, ju çlironi insulinën nga trupi, e cila do të djegë kaloritë e orizit. Kjo gjë do t’ju sjellë gjumë brenda pak kohe.

3. Bajame

Bajamet përmbajnë magnez, i cili ndikon në relaksimin e muskujve tuaj. Hiqni dorë nga ilaçet e gjumit dhe zëvendësojini ato me disa bajame.

4. Mjalti

Nëse e perzieni mjaltin me pak qumësht, do të gjeni balancën e duhur të karbohidrateve dhe proteinave që ju duhet për të bërë një gjumë të qetë.

5. Qershi

Nëse konsumoni rregullisht qershi, ju do të përmirësoni rutinën tuaj të gjumit pasi ato përmbajnë melatoninë, e cila ndihmon gjumin. Gjithashtu, nga konsumimi i tyre ju do të përfitoni mjaftueshëm vitaminë A dhe C.

6. Banane

Falë potasit dhe magnezit që ato përmbajnë, bananet çlirojnë direkt muskujt tuaj dhe indet nervore. Ato ju sjellin gjumë, por njëkohësisht ju largojnë edhe lodhjen.