Nëse doni dhëmbë të bardhë dhe frymëmarrje më të mirë, shmangni këto ushqime

Larja e dhëmbëve 2 herë në ditë nuk mjafton për dhëmbë të bardhë sa i doni ju. Dieta dhe ushqimet që konsumoni ndikojnë si tek aroma e frymëmarrjes ashtu dhe tek pastërtia e dhëmbëve. Çfarë po konsumon që duhet ta reduktoni?!

Kafenë

Përveç dëmtimit të dhëmbëve, kafja mund të shkaktojë edhe frymëmarrje me erë të keqe, pasi ajo neutralizon acidin në stomakun tuaj, i cili dërgon lëngje gastrike në kavitetin e gojës. Lajini dhëmbët pasi të pini kafe, pastrojini tek dentisti çdo 6 muaj dhe mos pini kafe para një eventi të rëndësishëm.

Qepë dhe hudhra

Era që lënë pas konsumimit hudhrat dhe qepët njihet si shumë e vështirë për t’u larguar. Edhe pse ato mund të evitohen lehtësisht, shpesh mund të fshihen si përbërës në gatime të ndryshme.

Çdo gjë me fara

Farat e lulekuqes, luleshtrydhet, farat e susamit gjejnë çdo hapësirë midis dhëmbëve dhe vendosen atje. Të vështira për t’u hequr, këta fajtorë janë turpërues dhe shkaktojnë dëme, duke u fshehur midis dhëmbëve.

Misri i pjekur

Nëse e hani misrin e pjekur direkt nga kalliu, do t’ju ngecin copa nëpër dhëmbë.

Mishi i kuq

Mishi i kuq lë një shijë të çuditshme në gojë, pa përmendur fijet që ngecin midis dhëmbëve.