Nëse ju dhemb koka pasi keni ngrënë ëmbëlsira duhet të ndaloni menjëherë, ja ç’po ndodh me trupin tuaj

Çrregullimet hormonale, stresi, ankthi, depresioni, dehidratimi e shumë faktorë të tjerë mund të jenë shkaktarët e dhimbjes së kokës, por ajo që nuk keni ditur deri më sot është se ëmbëlsirat gjithashtu mund të na japin dhimbje të tmerrshme koke.

Shumë njerëz e përjetojnë këtë dhimbje gjatë Pashkëve, Krishtlindjeve, Vitit të Ri dhe festave të tjera periudhë gjatë të ciles nuk i themi jo sheqerit (e për fat të keq ky i fundit është i rafinuar).

Sipas ekspertëve, dhimbjs e kokës në këtë periudhë mund të jetë për shkak të disa arsyeve

Dehidratimi

Sheqeri shkakton dehidratim e dehidratimi i organizmit është një ndër arsyet përse përjetojmë dhimbje koke.
Kur ju e teproni me sheqernat, gjaku «pasurohet» me glukozë, burimi kryesor i energjisë për qelizat.

Megjithatë, nuk është normale që trupi të furnizohet me tepri me glukozë dhe për ta eleminuar tupi përdor ujin për të përshpejtuar heqjen e glukozës së tepërt me anë të veshkave.

Është pikërisht për një arsye të tillë pse njerëzit me diabet kanë më shumë uri se njerëzit e tjerë sepse trupat e tyre përpiqen të kontrollojnë vazhdimisht nivelet e glukozës në gjak.

Toksinat

Sheqeri i rafinuar është sheqer i bërë nga njeriu, dhe nuk ekziston në natyrë si lëndë e parë. Dhe ashtu si shumë gjëra të tjera që janë sintetike, dhe sheqeri i rafinuar mund të jetë toksike për trupin duke shkaktuar inflamacion.

Por dhimbja e kokës është e keqja më e vogël që mund të përjetoni sepse inflamacioni mund të shkaktojë probleme të tjera si diabeti, obeziteti, kanceri dhe sëmundjet e zemrës