Nesër fillon numërimi i votave të diasporës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se nesër në ora 11:00 në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve do të fillojë procesi i numërimit të votave nga jashtë Kosovës, të ardhura përmes postës gjatë periudhës 15 shtator – 15 tetor 2021.

Janë mbi nëntë mijë pako me fletëvotime nga diaspora të aprovuar, ndërkaq janë refuzuar mbi një mijë të tjera.