Nesër mund të finalizohet koalicioni i ri qeverisës, emri i mandatarit dërgohet një ditë më vonë

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka deklaruar se sot mund të finalizohen koalicionet.

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi, ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme ose nesër mund të finalizohen koalicionet për qeverinë e re, raporton lajmi.net.

“Kishim një mbledhje të Grupit Parlamentar, mbledhje koordinuese, i pranishëm ishte edhe kandidati për kryeministër, po presim që me formalizmin e kaliconeve që do të bëhen shumë shpejt brenda ditës së sotme ose nesërme të procedojmë më shpejt me seancën e jashtëzakonshme”, deklaroi Gashi.

Sipas tij, me nënshkrimin e marrëveshjes atëherë edhe finalizohet koalicioni.

“Akoma nuk kemi nënshkruar asnjë koalicion. Formalizimi me nënshkrim ndoshta do të bëhen sot”, deklaroi Gashi pas mbledhjes së Grupit Parlamentar ku është prezantuar plani qeverisës.