Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Netanyahu: Forcat izraelite nuk do të tërhiqen nga pozicionet aktuale në Gaza

Netanyahu: Forcat izraelite nuk do të tërhiqen nga pozicionet aktuale në Gaza

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka deklaruar se forcat izraelite nuk do të tërhiqen nga pozicionet e tyre aktuale në Rripin e Gazës derisa Hamasi të çarmatoset plotësisht.

Ai tha se presidenti amerikan Donald Trump dhe ekipi i tij besojnë se Hamasi mund të çarmatoset tërësisht dhe Gaza të demilitarizohet, duke shtuar se kjo çështje është ende në shqyrtim.

Netanyahu bëri të ditur gjithashtu se Izraeli nuk e ka pranuar projektpropozimin e paraqitur gjatë bisedimeve. Sipas tij, dokumenti i dërguar nuk ishte propozimi i Izraelit dhe autoritetet izraelite kanë dorëzuar përgjigjet e tyre përpara se çështja të bëhej publike në media. /mesazhi