Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Netanyahu refuzon Komitetin e Gazës: Kundër Izraelit!

Netanyahu refuzon Komitetin e Gazës: Kundër Izraelit!

Benjamin Netanyahu

Teatër politik apo një zhvillim serioz? Me gjasë, Turqia ka shkaktuar shok në Tel Aviv

Izraeli njoftoi se po sfidon përbërjen e komitetit përgjegjës për administrimin e Rripit të Gazës.

“Shpallja e përbërjes së komitetit të menaxhimit të Gazës, i cili është nën autoritetin e Këshillit të Paqes (i themeluar nga Donald Trump, i cili e kryeson atë, red.), nuk ishte e koordinuar me Izraelin dhe është në kundërshtim me politikën e tij”, tha zyra e kryeministrit Benjamin Netanyahu në një deklaratë.

Thuhet më tej se kryeministri Netanyahu “e udhëzoi ministrin e Jashtëm të komunikojë për këtë çështje me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së” Marco Rubio, shtoi deklarata.

Me gjasë, prania aty e Turqisë dhe e Katarit është arsyeja kryesore e këtij reagimi nga Tel Avivi, sidomos të parës. Nëse nuk është sjellje teatrale, pra lojë, ky është një zhvillim serioz për raportet izraelito-amerikane. Duhet kujtuar se gjenocidi në Gaza është kryer me mbështetje amerikane, e megjithatë kjo dyshe dështoi përballë rezistencës së paepur palestineze, përfshirë dhe popullit, njerëzve të thjeshtë, pa armë por me zemër. /tesheshi