Neue Klasse i BMW-së me motor të ri – bateria do të mundësojë një autonomi prej 800 km

Prodhimi i gjeneratës së re të motorëve elektrikë tashmë ka filluar në fabrikën Steyr, të cilët do të pajisin modelin e ardhshëm të BMW-së “Neue Klasse”.

Motori Gen6 eDrive do të jetë i pari që do të përdoret në modelin BMW iX3, dhe do të debutojë në shtator në panairin e veturave në Munich.

Ky motor është zhvilluar mbi një arkitekturë elektrike prej 800 voltësh, me përmirësime të dukshme në performancë krahasuar me versionin e mëparshëm.

Sipas prodhuesit gjerman, përveç uljes së humbjeve të energjisë deri në 40 për qind, pesha e motorit është reduktuar me 10 për qind, ndërsa kostot e prodhimit janë ulur me 20 për qind.

Këto përmirësime pritet të mjaftojnë që SUV-i kompakt të arrijë një autonomi prej 800 kilometrash në kombinim me bateritë e reja.