Neutralizojnë aromën e keqe të gojës, këto tre lloje ushqimesh iu ndihmojnë shumë që të keni një frymë të freskët

Një nga situatat më të bezdisshme që vjen pas konsumimit të disa ushqimeve në veçanti, është aroma e keqe e gojës.

Era ndonjëherë, në fakt, është aq e fortë sa nuk zhduket as me larjen e dhëmbëve. Një hile është të lani, përveç dhëmbëve, edhe gjuhën tuaj.

Ka edhe disa ushqime që neutralizojnë aromën e keqe të gojës dhe ndihmojnë shumë që të keni një frymë të freskët. Sipas hulumtimeve, molla është shumë e efektshme në neutralizimin e aromës së keqe të gojës për shkak të disa prej substancave të saj që neutralizojnë erën e enzimave të hudhrës.

Ushqimet e pasura me polifenole janë në gjendje të zbërthejnë përbërjet kimike në hudhër. Gjithashtu, aciditeti i lëngut të limonit ndihmon shumë në këtë drejtim. Më në fund, një gotë qumësht mund të zvogëlojë aromën e keqe, idealisht kur konsumohet njëkohësisht me hudhër.