Nga ju mësova se ç’është durimi…

Kemi dëgjuar histori të ndryshme, kemi parë sprova e mërzi, por kjo e juaja na ka thyer zemrat shumë, nuk ndjejmë asgjë, kur ju shohim juve na dhemb shpirti dhe sikur bukën e hamë pa shije, gjumin e bëjmë me trishtim..
Nuk më duken të bukura as lulet, as udhëtimet, as veshjet, as ushqimet luksoze..
Sikur të shkoj dhe në majen e botës, ju nuk më hiqeni nga mendja.
Në anën tjetër JU, më keni shtuar besimin, më keni mësuar që para se të vrapoj të marr barrna qoftë dhe për kokëdhimbje fillimisht ta përmend Allahun.
Madje dhe kur të bëhem për spital të kërkoj ndihmë nga Allahu.
Kur njerëzit të më harrojnë dhe braktisin në momentin më të vështirë të them “Hasbijallahu we ni’mel wekil” ( Më mjafton Allahu sa mbrojtës i mirë është Ai)
Nga ju mësova që Allahu shehidit i jep dritë në fytyrë.
Mësova se bindja në Allahun, mbështetja dhe shpresa në Allah i hap dyert e durimit.
Nga ju mësova se ç’është durimi ndonëse kam mësuar dhe dëgjuar ligjerata nga dijetarë të ndryshëm.
Ndjej një fuqi shpirtërore të cilën e mësova nga ju dhe lutem për ju që Allahu të ju shpërblejë në dy botërat.

Emine Bajrami