Nga marrja me çështjet personale tek vetmia e trishtë

Iljasa Salihu

Në fillim si teori të thata qarkullonin fjalitë: “secili i di çështjet e veta”, “askush askujt për asgjë të mos i përzihet”, “secili e ka jetën e vet”, trupi im, turpi im”, “jam i lirë të bëj me veten time çfarë të dua”, “unë punët e mia, ti punët e tua e Zoti punët e veta” e fjali të ngjashme dhe pas disa vjetësh, ç’të shohësh: “jetë të ftohtë vetjake”, “vetmi të trishtë”, “krizë mendore në një mjedis të shëndoshë financiar”, “mugullim të egoizmit”, “shtim të punës së psikologëve dhe të fallxhorëve”, “zbrazëti shpirtërore”, “kënaqje të çastit, por jo edhe ndjenjë të lumturisë”, “miq e shokë të interesit, por jo edhe të zemrës”, “largim nga të afërmit dhe me ndërmjetësim të interesit, afrim me të largëtit, të cilët i përkasin çastit”, “mosnjohje e farefisit për arsye se i dhamë fjalë dhe ndikim lloj-lloj pisit”.