Nga nesër, ushqimi për studentët servohet brenda restorantit të mensës

Duke filluar nga nesër, ushqimi për studentët do të servohet brenda restorantit të mensës.

Qendra e Studentëve ka njoftuar studentët banues se nga data 1 mars, ushqimi në mensë do të servohet brenda restorantit.

Për shkak të rekomandimeve të mëhershme të IKSHPK-së, MASHT-i dhe Ministria e Shëndetësisë për shkak të gjendjes me pandeminë COVID-19, shërbimi me ushqim deri më tani në mensë është servuar në formën “take aëay”, apo merr me vete, transmeton lajmi.net.

Vendimi që ushqimi në mensë të servohet brenda restorantit është marrë në kuadër të lehtësimit të masave të Qeverisë së Kosovës, antiCOVID.