Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Nga Ukraina nisen edhe tri anije me grurë

Nga Ukraina nisen edhe tri anije me grurë

Ministria e Mbrojtjes e Turqisë njoftoi se tri anije tjera të ngarkuara me grurë u nisën nga Ukraina, raporton Anadolu Agency (AA).

Në njoftimin e ministrisë, thuhet se tri anije kanë lundruar nga portet e Ukrainës mëngjesin e sotëm.

Më 22 korrik, Turqia, Kombet e Bashkuara, Rusia dhe Ukraina nënshkruan marrëveshje në Istanbul për rivendosjen e eksporteve të grurit nga tre porte ukrainase të Detit të Zi, të bllokuara nga lufta midis Rusisë dhe Ukrainës.

Në Istanbul është themeluar Qendër e përbashkët koordinuese me zyrtarë të tre vendeve dhe OKB-së që monitorojnë dërgesat. /aa