Ngatërruan kokainën me pudër, nëntë të rinj përfundojnë në gjendje të rëndë

Nëntë të rinj në Australi kanë përfunduar në spital pasi kanë ngatërruar pudrën e bardhë me kokainën. Tre nga to vazhdojnë të jenë në gjendje të rëndë ndërsa 6 prej tyre janë jashtë rrezikut nën kujdesin e mjekëve.

Të nëntë vuanin nga paraliza dhe halucinacione kur u paraqitën në spital. Gjithçka filloi me një pako që mbërriti në shtëpinë e tyre gabimisht. Të rinjtë kur panë brenda pakos gabimisht kujtuan se ishte kokainë dhe e ndanë në 9 pjesë midis tyre.

Në fakt ajo ishte një lloj droge që përdoret në doza të vogla nga kriminelët për grabitje apo sulme seksuale. Por kur përdoret në doza të mëdha ajo mund të shkaktojë deri në paralizë. Të rinjtë u gjetën në shtëpi nga njëri nga shokët e tyre që ndodhej jashtë për një darkë, siç raporton BBC.

Banorët thanë thanë për mediat vendase se i panë të rinjtë të transportoheshin në spital në gjendje të rëndë dhe me sytë e fryrë.”Disa nga këto të rinj do të kishin vdekur nëse nuk do të kishin ndërhyrë mjekët”, tha njëri nga mjekët për mediat vendase. /albeu.com/