Ngjarje e rëndë në Emshir

Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur në lagjen “Emshir” në Prishtinë.

Dy persona dyshohet se janë vrarë.Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 09:00 policia ka pranuar informatën për dy persona të pajetë në lagjen Emshiri në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes bashkë me prokurorin e shtetit dhe mjekët emergjent. Në vendin e ngjarjes janë hasur dy trupa të pajetë, vdekja e të cilëve është konstatuar nga ana e ekipit mjekësor Aktualisht policia ka nisur një hetim për rastin dhe rrethanat që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë Borovci.

Ndërkohe, kjo lagje ku ka ndodhur kjo ngjarje e rëndë tashmë është e mbushur me policë.