Qeveria e Nigerisë ka miratuar propozimin e tubacionit të gazit natyror që planifikohet të ndërtohet midis Nigerisë dhe Marokut, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministri nigerian i Burimeve të Naftës, Timipre Sylva deklaroi se ata diskutuan projektin e tubacionit të gazit natyror Nigeri-Marok të paraqitur nga Ministria në takimin e Këshillit Ekzekutiv Nigerian (FEC).
Sylva tha se në takim u dha miratimi për të nënshkruar një marrëveshje midis Korporatës Kombëtare Nigeriane të Naftës (NNPC) me bazë shtetërore dhe Komunitetit Ekonomik të Shteteve të Afrikës Perëndimore (ECOWAS) për projektin e tubacionit të gazit natyror të planifikuar të ndërtohet midis Nigerisë dhe Maroku.
Ai theksoi se projekti është ende në fazën përgatitore ndërsa është llogaritur edhe kostoja.
Me tubacionin e gazit natyror që do të kalojë nëpër 15 vende afrikane, synohet transportimi i gazit nigerian në Evropë përmes Spanjës. /aa








