Ballina Lajmet Kosovë Nis tubimi i qytetarëve serbë në Zveçan

Nis tubimi i qytetarëve serbë në Zveçan

Në Zubin Potok raportohet për qindra qytetarë të mbledhur para ndërtesës së komunës, ku edhe kanë vendosur ulëse.

Njësitë e Policisë së Kosovës janë duke qëndruar në kordon, para hyrjes në objekt të komunës.

Objektin e komunës dhe zonën përreth janë duke e siguruar ushtarë të KFOR-it, raporton REL.

Të pranishëm shihen edhe udhëheqësit e Listës Serbe, Goran Rakiq dhe Igor Simiq.