Nis votimi i fshehtë për të zgjedhur presidentin e Kosovës

Ka nisur seanca për zgjedhjen e Vjosa Osmanit presidente të Kosovës.

Në sallë janë 84 deputetë dhe ka kuorum të mjaftueshëm për të nisur votimi i fshehtë për të zgjedhur presidentin e vendit.

Ky votim është i treti i raundit të parë, pasi dje dështoi votimi për shkak të kuorumit.