Nisin kërcënime ndaj shqiptarëve në Serbi (Foto)

Në një ndërtesë private në Crvenkë të Serbisë janë shkruar grafite kërcënuese “vdekje për shqiptarët”, raportojnë mediat serbe, transmeton Periskopi.

Raportohet se grafitet janë bërë në ndërtesën, e cila është në pronësi të një personi me kombësi shqiptare.

Grafitet përmbajnë mesazhe kërcënuese si shenjë hakmarrë për vrasjen e Oliver Ivanoviqit.

Këto grafite i dënoi Lidhja e Social Demokratëve të Vojvodinës.