Nisma e humb edhe Malishevën, Lëvizja Vetëvendosje del e para edhe në vendlindjen e Fatmir Limajt

KQZ ka publikuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Pas numërimit të votave me kusht, nevoja të veçanta dhe atyre të diasporës, del që LVV ka dal e para edhe në qytetin e Malishevës, transmeton Indeksonline.

Sipas rezultateve të publikuara në faqen e KQZ-së, LVV ka marr 7618 vota apo 33.48 përqind.

Kurse, Nisma ka vetëm 6875 vota apo 30.21 përqind. E treta është PDK me 4549 vota apo 19.92 përqind.

Malisheva është vendlindja e liderit të Nismës, Fatmir Limaj dhe njihet si bastion i kësaj partie.

Nisma nuk e kaluar pragun dhe nuk do të jetë pjesë e legjislaturës së ardhshme të Kuvendit të Kosovës.