Një autobus me pasagjerë nga Kosova është aksidentuar në Bullgari, vetëm shoferi i lënduar lehtë

Një autobus me pasagjerë nga Kosova ka goditur një kamion të ndaluar që bartte dru, afër Kyustendil të Bullgarisë.

Kështu raportojnë mediat bullgare, sipas të cilave, ngjarja ka ndodhur rreth orës 4:30 të mëngjesit të së martës, përcjell Telegrafi.

Shoferi i kamionit ndaloi sepse një pemë kishte rënë në rrugë.

Ai ka tentuar të sinjalizojë rrezikun për drejtuesit e tjerë, por nuk ka arritur të parandalojë aksidentin.

Ngasësi i autobusit që udhëtonte në drejtim të Gueshevës është lënduar lehtë dhe është dërguar për trajtim mjekësor në Kyustendil.

Ndërkohë, 29 nga pasagjerët, duke përfshirë gjashtë fëmijë, u vendosën në një ndërtesë komunale.

Për rastin ka nisur procedimi paraprak dhe është njoftuar prokurori kujdestar.