“Një djalosh që është rritur në adhurim ndaj Zotit”…

Hoxhë Halil Avdulli

Kështu thotë Pejgamberi a.s., por si e kuptojmë ne?
Prej nesh ka të tillë qe mendojnë se ky i ri që shkon në xhami, duhet të vesh rroba që janë të ndyshme nga veshja e shoqërisë, me një pamje të caktuar, nuk duhet qesh, nuk duhet përzihet me shoqërinë, nuk ka lidhje me “pisllëkun e botës”. Shqetësimi i tij është feja dhe jo studimi apo puna, ai nuk di gjë tjetër veç hadithit dhe sunetit…
A thua si do të duhej të kuptonim ne në realitet?
Adhurues i Zotit në kuptimin e plotë të fjalës është:
ai/ ajo që interesohet për çështjet e fesë dhe çështjet e dynjasë, ruan namazin, Kuranin dhe xhaminë, por shkëlqen në studimet e tij dhe ato i konsideron adhurim, nuk bën dallim mes dritës së namazit dhe dritës së diturisë, ambicioz, e ka dertin e fesë dhe të shoqërisë, përzihet me njerëzit, merr pjesë në pastrimin e lagjes dhe ambientit ku jeton.
Merret me politikë, punë sindikale dhe bamirësie, njërin sy në këtë botë, tjetrin në ahiret.
Kënaqet me atë që është e lejuar, vesh rrobat të mira, e do makinën dhe banesën e mirë. Ka aktivitet sportiv, ka hobi, është i zoti ne not, nuk është dembel, pasiv, i tërhequr, as i varur nga të tjerët, është adhurues nate dhe punëtor dite sipas mundësive sigurisht.

“Prej asaj që të ka dhënë Allahu, kërko botën e ahiretit, por mos harro pjesën tënde nga bota dhe bëj mirësi, ashtu siç Allahu të ka bërë mirësi, dhe mos tento të bësh ngatërresa në tokë. Pa dyshim, Allahu nuk i do ngatërrestarët.”

Kur e shohin njerëzit, e duan atë dhe fenë që ai përfaqëson…

Nga: Halil Avdulli