Një haker pretendon se ka vjedhur të dhënat 1 miliardë qytetarëve Kinezë

A map of China is seen through a magnifying glass on a computer screen showing binary digits in Singapore in this January 2, 2014 photo illustration. Picture taken January 2, 2014. REUTERS/Edgar Su (SINGAPORE - Tags: SCIENCE TECHNOLOGY BUSINESS TELECOMS TPX IMAGES OF THE DAY) - RTX174Q6

Përdoruesi anonim në internet identifikuar me pseudonimin “ChinaDan” postoi informacionet në një forum hakerësh me madhësi prej 23 terabajt dhe kërkon 10 bitcoin ose 200 mijë dollarë për ata që duan ti blejnë.

Një haker pretendon se ka shtënë në duar informacione nga policia e Shangai që i përkasin 1 miliard qytetarëve Kinezë që ekspertët e teknologjisë besojnë se mund të jetë një prej thyerjeve më të mëdha të sigurisë në histori nëse provohet e vërtetë.

Përdoruesi anonim në internet identifikuar me pseudonimin “ChinaDan” postoi informacionet në një forum hakerësh me madhësi prej 23 terabajt dhe kërkon 10 bitcoin ose 200 mijë dollarë për ata që duan ti blejnë.

“Në 2022, databaza e policisë së Shangai ka rrjedhur në internet. Ajo përmban të dhëna në terabajt rreth miliarda qytetarëve Kinezë,” shkruhej në postimin e bërë prej tij.

“Databaza ka informacione për 1 miliardë qytetarë Kinezë si emra, adresa, datëlindje, vendlindje, numra personalë, numra telefoni dhe informacione rreth krimeve që kanë bërë.”

Ditën e Diele rrjeti social Kinez Weibo bllokoi hashtagun #dataleak. Nëse informacionet që hakeri pretendon se vinë nga Ministria e Sigurisë Publike janë të vërteta, është padyshim hakimi më i madh në histori.

CEO i bursës më të madhe të kriptomonedhave në botë Binance, Zhao Changpeng, tha se platforma ka shtuar masat e sigurisë pasi kishte parë rekord të qytetarëve Kinezë në shitje në tregun e zi.

Në Twitter ai tha se rrjedhja e informacionit mund të ketë ndodhur për shkak të një keqfunksionimi të Elastic Search implementuar nga agjencitë shtetërore. /PCWorld Albanian