Një i vdekur dhe tre të lënduar rëndë në një aksident në Novosellë të Pejës

Nga aksidenti i rëndë që ka ndodhur sot në Novosellë të Pejës, ka humbur jetën një person ndërkaq tre të tjerë janë lënduar.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Gashi ka thënë se në mesin e të lënduarve është edhe një zyrtar policor.

“Aktualisht tretman janë duke marrë në QKUK tre të lënduarit në aksidentin në Novosellë, prej të lënduarve një është zyrtar policor. Kurse në vendin e ngjarjes një person ka ndërruar jetë dhe vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku kujdestar”, tha Gashi.