Ballina Lajmet Kosovë Një i vdekur e dy të lënduar nga një aksident mes dy...

Një i vdekur e dy të lënduar nga një aksident mes dy motoçikletave në Livoç të Ulët të Gjilanit

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mes dy motoçikletave, në fshatin Livoç i Ulët, të Gjilanit.

Ndërkohë, të lënduar nga ky aksident kanë mbetur edhe dy persona.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i cili bëri të ditur se dy të lënduarit e tjerë me lëndime të rënda trupore, njëri është transportuar për në QKUK-Prishtinë, ndërsa tjetri vazhdon të trajtohet në spitalin e Gjilanit.

“Ju njoftoj se sot me 10.04.2026, rreth orës 19:39 policia e Kosovës në Gjilan ka pranuar një informatë për një aksident Trafiku me lëndime në fshatin Livoç I ulët Komuna Gjilan. Ndihma e parë ,Njësia e Trafikut Rajonal dhe hetuesit e aksidenteve kanë dal në vendngjarje. Nga hetimet e para njoftohemi se në aksident janë të përfshira dy (2) motoçikleta , raportohet se tre (3) persona janë lënduar në aksident”, deklaroi ai.