Një i vdekur nga orteku në Brezovicë, viktima djali i politikanit kosovar

Ilir Morina, drejtori i Agjencisë për Mbrojtje të Mjedisit në Kosovë, ka thënë se nga orteku që ndodhi në Brezovicë, një person ka vdekur. Para pak minutash ka rënë një ortek bore në Brezovicë.

Nënkolonel Basri Shabani nga policia në rajonin e Ferizajt, e ka konfirmuar lajmin për KTV, dhe ka thënë se dyshohet që ky ortek ka zënë dy persona.

Sipas informacioneve te mediave, thuhet se viktima eshte djali i politikanit Nexhat Daci, Arian Daci.

I ndjeri njihej si skiator qe preferonte pistat ekstreme te skijimit.