Një i vrarë dhe dy të plagosur në Vushtrri, Policia jep detaje

Një rast i rëndë është raportuar se ka ndodhur sot në Vushtrri, ku një person ka mbetur i vrarë dhe dy të tjerë të plagosur.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënës i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti ku njoftojë se dy persona janë arrestuar ndërsa është konfiskuar një armë zjarri.

“Si informacione fillistare një person ka humbur jetën si pasojë e plagëve me armë zjarri , dy të tjerë kanë mbetur të plagosur. Dy persona janë arrestuar dhe një armë zjarri është konfiskuar”, ka thënë Zahiti.