Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Një i vrarë nga sulmi izraelit në lagjen Al-Tuffah, në lindje të...

Një i vrarë nga sulmi izraelit në lagjen Al-Tuffah, në lindje të qytetit të Gazës

Një qytetar palestinez ka humbur jetën si pasojë e një sulmi të forcave izraelite në lagjen Al-Tuffah, në lindje të qytetit të Gazës.

Sipas burimeve lokale, i riu Atta Ghabain u vra pasi forcat izraelite shënjestruan civilët në rrugën Al-Hajar, në këtë lagje.

Burime të tjera bënë të ditur se trupi i pajetë i Manar Said al-Madhoun (41 vjeç) mbërriti në Spitalin Nasser, pasi ai ishte plagosur më herët nga një plumb i rastësishëm i forcave izraelite në zonën Al-Iqlimi, në jug të qytetit.

Më herët gjatë mbrëmjes së së dielës, disa qytetarë u plagosën nga bombardimet izraelite në veri të Rripit të Gazës. Burime mjekësore raportuan se disa të plagosur u dërguan në spital pasi një dron izraelit goditi një klinikë të UNRWA-s në kampin e refugjatëve Jabalia.

Që nga shpallja e armëpushimit më 11 tetor të vitit të kaluar, numri i të vrarëve është rritur në 484, ndërsa i të plagosurve ka arritur në 1.321. Gjithashtu, janë nxjerrë nga rrënojat 713 trupa. /mesazhi