Duke qenë më lart se iPhone Pro Max, Ultra mund të kushtojë më tepër ndërsa sot kujtojmë se modeli më i shtrenjtë iPhone do të kushtojë mbi 1,600 dollarë.
Smartfonët flagshipë po bëhen çdo ditë e më të kushtueshëm. Ulja e çmimeve do të ishte një hap i radhës i arsyeshëm, por jo. Gjiganti i iPhone madje mund të lançojë një pajisje akoma më të kushtueshme quajtur iPhone Ultra.
Mark Gurman i Bloomberg tha në Shtator se Apple mund të ndryshojë linjën iPhone në 2023 duke zëvendësuar modelin më të shtrenjtë Pro Max me një model quajtur iPhone Ultra.
Pretendimet e tij vinë pasi Apple prezantoi brendin Ultra në formën e një orë inteligjente Apple Watch Ultra. Emërtimi është përdorur edhe në çipin më të fuqishëm të Apple M1 Ultra.
Gurman tashmë thotë se në vend të Pro Max, Apple do të përdorë emërtimi iPhone Ultra dhe mund të ndodhë në 2024.
Duke qenë më lart se iPhone Pro Max, Ultra mund të kushtojë më tepër ndërsa sot kujtojmë se modeli më i shtrenjtë iPhone do të kushtojë mbi 1,600 dollarë.
Megjithatë iPhone flagshipë kanë vijuar të rriten në çmime mbi ritmin e inflacionit. Përdoruesit mundet që të presin disa përmirësime me iPhone Ultra krahasuar me Pro si kamera më të mira, çip më të shpejtë dhe mundësisht ekran më të madh. Gjithashtu mund të vijë me funksionalitete që e diferencojnë më tepër nga iPhone e tjerë.
Samsung e ka përqafuar këtë qasje prej kohësh me modelin Ultra i cili ofron më shumë kamera, bateri më të madhe, ekran më të madh, memorie shtesë, dizajn ndryshe dhe mbështetje për stylus.
Kur iPhone 15 të mbërrijë këtë vit, Apple do të dallojë më tutje modelet e iPhone me materiale të ndryshme, procesorë dhe kamera. Këtu përfshihet edhe një lente periskop që do të përmirësojë zmadhimin optik.
Nga ana tjetër prezantimi i një varianti Ultra me iPhone 16 do të rriste më tutje çmimet dhe konsumatorët kanë nevojë për një arsye për ta blerë. Në këtë pikë është e paqartë sesi modeli më i shtrenjtë do të jetë ndryshe prej të tjerëve por me shumë gjasa është kamera, çipi më i shpejtë dhe mbase një ekran më i madh që bëjnë dallimin.
Ky variant mund të përfshijë edhe funksionalitete që janë në planet e ardhshme të kompanisë siç është heqja e portës së karkimit.







