Një muaj paraburgim sulmuesit të alpinistes Nikqi

Një muaj paraburgim i është caktuar F.B. të dyshuar për sulmin seksual ndaj alpinistes Mrika Nikqi, në mbrëmjen e së martës në Pejë.

Të premten në mbrëmje, Nikqi publikoi vetë një video në rrjete sociale në të cilën denoncohej sulmi seksual ndaj saj. Gjatë ditës së premte, F.B. u arrestua nga Policia e Kosovës.