Një pacient vdiq sot, një tjetër në gjendje kritike, 12 në oksigjenoterapi

Aktualisht në Klinikën Infektive janë të shtrirë55 persona të infektuar me COVID19, prej tyre 12 janë me oksigjenoterapi,  kurse 1 person është në mjekim intensiv dhe në gjendje të rendë.

Kështu ka bërë të ditur infektologu, Valbon Krasniqi në një konferencë për medie ku njoftoi se deri në këto momente edhe 8 persona janë duke pritur rezultatet e testeve.

“Na vjen keq që konferencën e sotme duhet ta fillojmë  me lajmin e keq për humbjen e jetës së një shtatzënë e lindur në vitit 1980 nga komuna e  Gjakovës e cila nuk arrit ti mbijetoj infeksionit me COVID. Përndryshe në Klinik aktualisht kemi 55 pacientë të shtrirë të prekur me COVID, gjendja e tyre shëndetësore është si vijon:  12 prej tyre janë me oksigjenoterapi krahas terapisë së rregullt dhe kemi një pacientë në repartin intensiv të Klinikës sonë gjendja e të cilit vazhdon të mbetet shumë e rëndë dhe është në gjendje kritike. Gjendja e të tjerëve është e mirë dhe e qëndrueshme”, tha ai.

Krasniqi tutje nuk ka dhënë shumë detaje për vdekjen e gruas shtatzënë e cila më 15 prill ishte shtrirë në Klinikën Infektive, veçse ka përsëritur se gjendja shëndetësore e saj ka qenë kritike dhe se ka ndërruar jetë pas mesnatës së kaluar.

“Nuk kam çka ti shtoj më shumë komunikatës zyrtare përveç faktit  që e ndjera ka ardhur në klinik më datën 15 dhe ka ndërruar jetë diku pas mesnatës të mbrëmjes që sapo e lamë, prej momentit që ka ardhur në klinik ka qenë në gjendje kritike, ka qenë e intubuar  dhe vazhdimisht për këto 5 ditë sa ka qëndruar në repartin intensiv të  Klinikës sonë , ka qenë në përcjelljen të vazhdueshme të infektologut dhe monitoruar në bashkëpunim me anesteziologun dhe të gjithë pacientët në atë repart monitorohen nga afër. Krahas kësaj kanë qenë në konsultim të vazhdueshëm edhe specialistët e gjinekologjisë dhe më shumë detaje më shumë nuk mund të them…Iu kisha lutur që të kemi respekt dhe ndjeshmëri për rastin, meqenëse është rasti i parë shtatzënë që kemi si rast fatal dhe nuk mund t  themi me tepër” ”, tha ai.

Lajm të mirë ai e ka konsideruar edhe shërbimin e infermieres së pestë të kësaj klinike, ndërsa ka thënë se dezinfektimi është ndër masat kryesore mbrojtëse ndaj këtij virusi.

“Jo vetëm personat që humbin jetën nga ky infeksion  por sa herë që lirohen pacientë edhe të dyshimtë edhe ata që janë ata me COVID edhe kur shërohen bëhet dezinfektimi i hapësirave ku kanë qëndruar këta pacientë. Po ashtu dezinfektimi bëhet disa herë edhe në ditë edhe i korridoreve dhe hapësirave tjera. Dezinfektimi është një prej masave kryesore për parandalimin e infeksioneve brenda spitaleve”, theksoi ai.

Në gjithë territorin e Kosovës deri tani janë regjistruar 598 raste të konfirmuara me koronavirus, 123 të shëruar dhe 16 viktima./B.Ibishi/