Një burrë u vra pasi hyri në perimetrin e sigurisë së resortit Mar-a-Lago në shtetin e Floridës, sipas raportimeve të mediave amerikane.
Ngjarja ndodhi të dielën, në kohën kur presidenti i SHBA-së Donald Trump ndodhej në Washington, DC.
Autoritetet lokale njoftuan se personi kishte hyrë në zonën e rrethuar të pronës, çka shkaktoi reagimin e forcave të sigurisë. Rrethanat e plota të incidentit dhe motivet e mundshme janë ende nën hetim. /mesazhi








