Një pjesë e madhe e italianëve vozisin makina të vjetra, “veturat elektrike ende luks”

Rreth katër nga 10 makinat në rrugët e Italisë janë të vjetra mbi 15 vjeç, sipas një studimi të publikuar të martën nga shoqata e automobilizmit ACI dhe Fondacioni Caracciolo.

Kjo do të thotë se një pjesë e konsiderueshme, pra 40 për qind e automjeteve në Itali janë relativisht të vjetra.

Raporti tha se mbajtja e kaq shumë automjeteve të vjetra në qarkullim paraqet një problem në aspektin e sigurisë dhe mjedisit, raporton ANSA.

Një flotë e makinave të reja do të reduktonte gjithashtu emetimet e gazrave serrë ashtu edhe të aksidenteve, sipas njoftimit të shoqatës.

Në raport gjithashtu thuhej se veturat elektrike ishin “ende luks për shumë njerëz në Itali” dhe vetëm 14 për qind planifikonin të blinin një të tillë në 10 vjetët e ardhshme.