Një problem sigurie në Wi-Fi mund të përdoret për të krijuar një hartë të brendshme të shtëpive

Wi-Peep kërkon vetëm një dron të vogël dhe pajisje 15 dollarëshe Wi-Fi së bashku me një rregullator voltazhi. Dr. Ali Abedi bëri thirrje për ndryshime në standardin e Wi-Fi për të parandaluar pajisjet ti përgjigjen të huajve.

Hulumtuesit e Universitetit të Waterloo kanë zbuluar një problem sigurie në standardin e rrjeteve ku hakerët mund të gjurmojnë pajisjet përtej mureve.

Teknika unike identifikon vendndodhjen e një pajisje në një distancë prej 1 metër duke përdorur përgjigjet automatike të pajisjeve Wi-Fi dhe matur vonesat e përgjigjes.

Kështu mund të identifikojë të gjithë harduerët në një dhomë e madje të gjurmojë lëvizjet e njerëzve nëse mbajnë një telefon ose orë inteligjente.

Shkencëtarët kanë testuar problemin e sigurisë duke modifikuar një dron dhe krijuar një skaner fluturues, Wi-Peep. Mjeti fluturues robotik dërgojnë mesazhe në çdo pajisje ndërsa është në fluturim duke përcaktuar pozicionet e secilës prej tyre në një dhomë.

Një kriminel mund të përdorë një dron për të identifikuar zona vulnerabël të dhomës duke kontrolluar prezencën e kamerave të sigurisë. Mund të përdoret edhe për të gjurmuar një roje sigurie apo ndihmuar hotelet të përgjojnë rivalët duke mësuar numrin e dhomave në përdorim.

Ka pasur përpjekje në të kaluarën për të shfrytëzuar probleme të ngjashme të Wi-Fi por hulumtuesit thanë se kjo kërkon pajisje të kushtueshme.

Wi-Peep kërkon vetëm një dron të vogël dhe pajisje 15 dollarëshe Wi-Fi së bashku me një rregullator voltazhi. Dr. Ali Abedi bëri thirrje për ndryshime në standardin e Wi-Fi për të parandaluar pajisjet ti përgjigjen të huajve.

Mund të duhen vite por Abedi sugjeron se prodhuesit e harduerit mund të adresojnë probleme të tilla përmes sekuencave të rastësishme të përgjigjes. Edhe pse shanset që kriminelë mund të përdoren pajisje të tilla për të kuptuar çfarë ka në brendësi shtëpia juaj janë të vogla në këtë fazë, është habitëse çfarë mund të arrihet me kaq pak përpjekje. /PCWorld Albanian