Një rast i dyshuar për koronavirus shtrihet në Klinikën Infektive

Një person i dyshuar me koronavirus gjendet i shtrirë në Klinikën Infektive të Qendres Klinike dhe Universitare të Kosovës.

Lajmin e ka konfirmuar ministri i Shëndetësisë Arben Vitia.

Ministri i Shëndetësisë tha se është një Komiteti për monitorimin e sëmundjeve ngjitëse në vend, dhe natyrisht edhe Kosova është e rrezikuar nga koronavirus.

“Mundësia që të paraqiten këto raste edhe në Kosovë, mund të ndodhë. Ka plan të veprimit, është në veprim me të gjithë akterët shëndetësorë, që nëse paraqitet ndonjë rast të intervenohet”, tha Vitia.

Tutje, Vitia tha se brenda dy orësh do të dihet rezultatet lidhur me rastin.

I pari i Shëndetësisë nuk dha detaje më tutje.

Edhe të shtunën ka qenë një rast i dyshuar, por që rezultatet ishin negative.