Një tërmet me fuqi prej 6.1 ballë sipas Rihterit ka goditur të premten provincën lindore indoneziane të Papuas Perëndimore, pas çka është dhënë alarm për cunami, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të Agjencisë për meteorologji, klimatologji dhe gjeofizikë të Indonezisë, epiqendra e dridhjes ishte 55 kilometra në jug të kryeqytetit të provincës Manokawari.
Agjencia, si dhe Qendra e Paqësorit për Cunami, jo shumë gjatë pas dridhjes dha paralajmërim për cunami.
Autoritetet indoneziane të enjten ngritën nivelin e paralajmërimit për shpërthimin vullkanik Anak Krakatoaa, pas cunamit që shpërtheu fundjavën e kaluar i cili shkaktoi vdekjen e 430 personave, ndërsa 159 të tjerë llogariten si të zhdukur.




