Zyra për Media e Qeverisë së Gazës thotë se numri i gazetarëve të vrarë në sulmet izraelite është rritur në 166 që nga fillimi i luftës së Izraelit.
Ajo tha në një deklaratë se Mohammed Issa Abu Saada, një korrespondent dhe fotoreporter në terren për disa media, është i fundit që është vrarë.
“Zyra e Qeverisë për Media dënon në termat më të ashpër shënjestrimin dhe vrasjen e gazetarëve palestinezë nga pushtimi izraelit dhe ne e mbajmë atë plotësisht përgjegjëse për kryerjen e këtij krimi të urryer”, thuhet në deklaratë.
Mediat ndërkombëtare e edhe ato shqipfolëse vazhdojnë të jenë të heshtur për vrasjen e kolegëve të tyre gazetarë në Gaza.